UNHCR-ja çmon lartë përpjekjet turke për refugjatët

Zyrtarët e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) për Turqi thanë të enjten se nevojitet zgjidhje politike për tejkalimin e krizës me refugjatët, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në nënkomitetin për të drejtat e refugjatëve në Parlamentin e Turqisë, Pascale Moreau, deklaroi: “Përderisa nuk arrijmë marrëveshje politike të gjitha shtetet të cilat kanë pranuar refugjatë duhet të trajtohen me solidaritet dhe barra duhet shpërdarë në mënyrë të barabartë”, tha ai.

Në vërejtjet e tij Moreau tha se çdo i 113 njeri është refugjat. “Kjo është një fatkeqësi. UNHCR-ja çmon lartë mikpritjen e Turqisë jo vetëm për refugjatët e Sirisë por edhe të atyre nga shtetet tjera”.

“Turqia duhet të rishikojë politikat e saj kombëtare që të mbetet aktive për një kohë të gjatë. Kjo do të kontribuojë për një zgjidhje të çështjes në nivel global në qoftë se vendet që ka një numër të madh të refugjatëve bëhen më aktive”, shtoi ai.

Sipas një raporti të fundit nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), të lëshuar më 20 qershor, Turqia që aktualisht ka numrin më të madh të refugjatëve në shtet, ka ofruar mikpritjen e saj për 1.9 milion njerëz, nga të cilët sirianët llogaritet se përbëjnë 62 përqindëshin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button