Kallëzim penal për tre shkupjanë për kontrabandim të migrantëve

SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër I.A. (23) dhe Xh.A. (27), të dy nga fshati Haraçinë e Shkupit dhe kundër N.B. (38) nga fshati Bllacë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “kontrabandim të migrantëve”.

Siç informoi sot MPB, më 22 qershor të këtij viti rreth 6 në afërsi të fshatit Mexhitlia, nëpunës policorë në automjetin “BMW” me targa të Shkupit dhe “Audi A4” me targa të Tetovës, të cilët i kanë drejtuar të denoncuarit, kanë gjetur nëntë migrantë ilegal nga Afganistani.

Migrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit për vendet e huaja ­ Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button