Abbas kërkon ndihmë nga BE për dhënien fund të okupimit Izraelit

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas ka drejtuar një lutje në adresë të Bashkimit Evropian (BE) përmes së cilës kërkon ndihmë për dhënie fund të okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe përkrahje për aritjen e një marrëveshjeje të përhershme të paqes, raporton Anadolu Agency (AA).

Abbas u ka thënë eurodeputetëve: “Ju jeni miqtë tanë, na ndihmoni. Izraeli ka shndërruar tokën tonë në një burg të hapur”.

Presidenti palestinez ka shtuar më tej se okupimi izraelit vetëm se inkurajon ekstremizmin dhe shton terrorizmin.

Gjatë duartrokitjeve të marra nga deputetët, Abaz pyeti: “Përse e drejta ndërkombëtare nuk zbatohet në rastin e Izraelit?”

BE-ja nga ana e saj ka premtuar paketë të ndihmës ekonomike dhe politike për të dyja palët për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Më vonë gjatë ditës, presidenti izraelit, Reuven Rivlin do të ketë një takim me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button