Grubi: Ivanov ka dy opsione – të shkojë ose të largohet!

“Kryetari i pa-legjitimuar dhe njëpartiak, me çdo paraqitje vetëm se i bën dëm Maqedonisë dhe imazhit të tij përballë bashkësisë ndërkombëtare dhe për atë ai duhet sa më shpejtë të zgjedhë njërën nga dy opsionet që i ka në dispozicion: Të shkojë ose të largohet!”, deklaroi deputeti i BDI-së, Ali Ahmeti, si reagim të fjalimit të presidentit, Gjorge Ivanov, në të cilën ai e akuzoi opozitën, BDI-në, PSP-në dhe OJQ-të dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë për krizën në vend, njofton Portalb.

Sipas Grubit, me atë deklaratë ka treguar se ai i mbron vetëm interesat e VMRO – DPMNE-së dhe jo të qytetarëve të shtetit.

“Deklarata e fundit i konfirmon argumentet e tona se Ivanov i mbron vetëm interesat e partisë në të cilën bën pjesë dhe nuk i përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve, më së paku atyre të shumicës së dytë të bashkësive etnike, shqiptarëve. Lideri Ali Ahmeti dhe BDI e kanë kthyer Maqedoninë nga humnera që të bëhet peng i konfrontimeve të papjekura për pushtet”, thotë Grubi.

Rreziku i vetëm i cili i kërcënohet Maqedonisë, sipas Grubit, janë politikanët të cilët kanë për qëllim pushtetin dhe jo shtetin pa zgjedhur mënyra dhe mjete. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button