BBC: PSP është kamxhik për elitën politike

Tre gratë janë bërë kamxhik për elitën politike dhe heroina të protestuesve të rrugëve që çdo ditë mbahen në vendin e vogël ballkanik Maqedoni, ndërkaq dikush i thirr “Engjëjt e Çarlit” në vend”, thuhet në analizën e BBC-së, për krizën politike në Maqedoni, transmeton Portalb.

Sipas BBC-së, tani Janeva, ndoshta është gruaja më e famshme në vend dhe është e vendosur në skenën kryesore Ish Republikës të Jugosllavisë.

“Janeva me flokë të valëzuara dhe me buzëqeshje të gjerë, zakonisht e shoqëruar nga dy zëvendëse më të reja. Lençe Ristovska dhe Fatime Fetai e cila është shqiptare e Maqedonisë. Bashkë, ata janë simbol i bashkimit në vend, e cila ende është i mbushur me tensione ndëretnike, si pasojë e së cilës afër ishte lufta civile në vitin 2001. Ristevska është “cool”, bionde me sy akull – blu, ndërkaq Fetai, me flokë katran të zeza dhe me buzëkuq të kuq, ajo është e njohur për retorikën e saj të zjarrtë. Dikush i thirr tre “Engjëjt e Çarlit maqedonas” pas luftës së rëndë kundër krimit në filmat dhe TV serialet”, shkruan BBC.

Në analizë shtohet se nëse nuk mbijetojnë prokurorët, rrezikohet një konflikt më i madh.

“Nëse prokurorët special nuk mbijetojnë, disa frikohen se balonat me ngjyrë mund të ndryshohen me tjetër armë – në vend me institucione të dobëta dhe me përvojë të vogël të demokracisë e cila është në linjën frontale të krizës evropiane të emigrantëve”, përfundon BBC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button