Një ditë para referendumit, Cameron: Pas Brexit-it nuk ka kthim mbrapa

Në ditën e fundit në prag të referendumit në Britani të Madhe për qëndrimin ose jo në Bashkimin Evropian, kryeministri i këtij vendi David Cameron ka paralajmëruar se dalja nga Unioni është një vendim pakthim, ndërkohë që nga kampi opozitar u kanë bërë thirrje votuesve të kenë më shumë besim në vendin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas apelit të proklamuesve të idesë për dalje, e njohur si “Brexit”, ka reaguar kryeministri Cameron i cili u ka thënë qytetarëve se ky rrugëtim është pakthim.

“Nuk mund të kërceni nga aeroplani dhe të ktheheni brenda tij përmes kabinës së pilotit”, u shpreh Cameron gjatë një prononcimi për BBC.

Cameron beson se Britania ka më të mirën nga të dy opsionet sepse ata ruajnë një status të veçantë dhe kanë tregun vetjak me mundësi për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve siç është terrorizmi dhe të vendosin marrëdhënie ekonomike dhe tregtare.

“Unë jam patriot i theksuar i këtij vendi. Ne nuk kemi qenë të pushtuar në një mijë vitet e fundit, dhe kemi institucione që na kanë shërbyer mirë. Unë nuk dua të heq dorë nga kjo për një lloj Evrope të bashkuar dhe këtë nuk do ta bëjmë “, ka thënë Cameron.

Nga ana tjetër, proklamuesi i shquar i “Brexitit” dhe ish-kryetari i Londrës, Boris Johnson këtë mëngjes ka bërë një deklaratë për gazetarët e BBC gjatë një vizite të tij në tregun e peshkut në pjesën lindore të Londrës.

“Është koha të kemi marrëdhënie krejtësisht të reja me miqtë tanë dhe partnerët në anën tjetër të Kanalit. Është koha të ngremë zërin për demokraci dhe qindra miliona njerëz në të gjithë Evropën pajtohen me mendimin tonë. Ka ardhur koha të ndahemi nga sistemi jofunksional dhe joefikas i Bashkimit Evropian”, tha Johnson.

Sondazhet e fundit flasin për një barabarësi për sa i përket mbështetësve të idesë për qëndrim dhe atyre për largim nga Bashkimi Evropian.

Rezultatet të publikuara në faqen e internetit “What UK Thinks” flasin se për qëndrimin në BE janë 51 për qind të britanikëve, ndërsa për largim 49 për qind.

Analistët parashikojnë se pjesëmarrja e votuesve në referendum e nesërm mund të arrijë në 80 për qind, dalje kjo që nuk është regjistruar në asnjë cikël të zgjedhjeve nacionale, ose referendume të mbajtura në 50 vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button