Hapet qendra për terapi senzore për personat me spektër autistik

Hapet Qendra për terapi me sensor për personat me spektër autistik të prishjes, të shoqatës “Në botën time” në lagjen Aerodrom.

Qendra është hapur nën mbështetje të bashkëshortes së presidentit Gjorge Ivanov, Maja Ivanova dhe me ndihmë financiare të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Maqedoni.

Sipas Ivanovës, hapja e qendrës është një shembull i suksesshëm për një bashkëpunim konstruktiv midis sektorit civil dhe institucioneve shtetërore.

Ajo iu falënderua Qeverisë së Maqedonisë, ministrive të mbrojtjes dhe të punës dhe politikës sociale, komunës së Aerodromit, si dhe bashkësisë së biznesit që e njohën idenë humanitare të hapet një qendër e tillë dhe që ndihmuan në realizimin e projektit.

Ambasadori bullgar në Maqedoni Petko Ivanov, në hapje porositi se gjithë kjo bëhet për fëmijët, se autizmi nuk është sëmundje, por gjendje. “Ne duhet t’u ndihmojmë këtyre fëmijëve të jetojnë me të gjithë të tjerët, të rriten dhe të konbtribuojnë për zhvillimin e vendit”, tha Ivanov.

Kryetari i Shoqatës civile për trajtim të fëmijëve me autizëm, ADHD dhe sindromën e Aspergerit “Në botën time” Zlatko Stojanovski në hapjen e sotme i ndau falënderime Maja Ivanovës, ambasadorit Ivanov, shoqatës “Ujqërit e natës” dhe personalitete dhe kompani tjera për mbështetje dhe ndihmë për realizimin e projektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button