Francë, ndalohet marshi protestues për shkaqe sigurie

Drejtoria e Policisë së Parisit ka ndaluar marshin protestues i cili ishte paraparë të mbahej të enjten në Paris lidhur me projekligjin e punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Policisë në deklaratën e saj me shkrim bëri të ditur se marshi në sheshet të Bastille dhe Nation është ndaluar për arsye të sigurisë. Gjithashtu në deklaratë thuhet se propozimi i bërë tek sindikatat nuk është pranuar dhe se për shkak të kësaj është ndaluar marshi protestues.

Drejtoria e Sigurisë ka kërkuar që të mbahet vetëm tubim në një pikë dhe të mos ketë marshe nga një vend në vend tjetër, por sindikatat kundërshtuan këtë vendim.

Në protestat e mbajtura javën e kaluar në Paris, persona të maskuar hynë në demonstratë dhe u përleshën me policinë. Me këtë rast u plagosën 40 persona në mesin e të cilëve 27 ishin policë.

Sindikatat dhe organizatat e punonjësve njoftojnë së nëse qeveria nuk e tërheq projekligjin ata do të vazhdojnë me veprimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button