Koncijançiq: Javët e ardhshme do të jenë kyçe për Maqedoninë

Brukseli të martën, përsëri u ka bërë thirrje liderëve të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos (VMRO – DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH), që të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të krijojnë kushte për zgjedhje të besueshme dhe nga atje theksojnë se javët e ardhshme janë kyçe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, njofton Portalb.

“Këshilli për Punë të Jashtme ka biseduar për situatën në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ashtu siç theksoi përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e BE-së, Federika Mogerini, ekziston pajtueshmëri e qartë mes shteteve anëtare për nevojën që liderët partiak në vend të lidhin dialog të hapur, të implementohet Marrëveshja e Përzhinos, të krijohen kushte zgjedhje të besueshme, të zhvillohet sundimi i ligjit, të përkrahet puna e Prokurorisë Speciale dhe të implementohen reformat prioritare”, ka deklaruar, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Zëdhënësja, megjithatë, nuk ka precizuar se pas diskutimit të mbajtur të hënën, a është biseduar për vendosjen e sanksioneve ndaj Maqedonisë, edhe pse shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, ka deklaruar se në takim ka kundërshtuar që të vendosen sanksione për Maqedoninë, nën arsyetimin se ajo do të ishte kundër-produktive për vendin tonë, transmeton Portalb.

“Kriza politike ka filluar të ketë pasoja negative për vendin dhe për ardhmërinë e saj euro-atlantike. Kjo nuk është e zakonshme dhe çdo mosveprim do të ketë pasoja. Rezultatet konkrete dhe reformat e fuqishme në javët e ardhshme do të jenë kyçe që Komisioni Evropian a do t’i përsërisë rekomandimet e njëjta në raportin vjetor”, tha Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button