Kryqi në Butel të Shkupit nesër para Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë do të shqyrtojë nesër iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së kryqit në Butel. Sipas profesorit Osman Kadriu, kushtetuesja nesër ka dy mundësi: ose të kalojë iniciativën në fazën tjetër, që më pas nënkupton abrogimin e vendimit, ose ta hedhë poshtë atë si të pabazë që në seancën e parë, transmeton Alsat-M.

“Në qoftë se gjykata kushtetuese e pranon iniciativën dhe merr vendim për ngritjen e procedurës, atëherë të presim se edhe në seancën kryesore ajo do të përcaktohet se vendimi në fjalë është antiligjor dhe antikushtetues. Në qoftë se në seancën e parë, gjykata e hedh iniciativën atëherë çështja përfundon, procedura përfundon dhe nuk ka vendim pozitiv dhe do të ngeli kryqi aty ku është i vendosur edhe themeli i tij”, deklaroi profesori Osman Kadriu.

Bashkimi Demokratik për Integrim këmbëngulte se kryqi është miratuar brenda një vendim për pajisje urbane, pa qenë i specifikuar si i tillë.

LEXO: Ekskluzive: Kryqi në Butel ka leje të ndërtohet, heshtje në BDI! (DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button