Todorov: Nuk ka paralajmërime për takim të liderëve

Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i ekipit negociues të VMRO-DPMNE-­së, Nikolla Todorov, pret që së shpejti të ketë përparim në negociatat midis katër partive për zbatim të plotë të Marrëveshjes së Përzhinës edhe pse nuk ka paralajmërime për takim të ri të liderëve.

“Tani për tani nuk ka paralajmërim për takim të ri të liderëve dhe nuk do të duhet të ketë derisa nuk ka diçka të dukshme. Unë edhe para disa ditësh thash ku qëndron VMRO-­DPMNE-­ja dhe çfarë qëndrimi ka partia në pjesën e listës zgjedhore, kështu që pres se shumë shpejtë do të ketë ndonjë përparim”, deklaroi Todorov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së pikës së Ndihmës së parë mjekësore në fshatin Gllumovë të Shkupit.

I pyetur për koment për protestat e djeshme, Todorov tha se karakteristike për LSDM­-në është bërë destruksioni, vandalizmi, shkatërrimi dhe terrori dhe dënimi i popullit të vet vetëm pse nuk i mbështet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button