“Viktima” e parë në EURO 2016, trajneri i Rusisë ka ofruar dorëheqjen

Trajneri i përfaqësueses së Rusisë në futboll, Leonid Slutsky (45) mund të bëhet “viktima” e parë në kampionatin evropian EURO 2016. Seleksionuesi rus pas disfatës së pësuar nga Uellsi me rezultatin 0:3 ofroi dorëheqjen e tij nga posti i drejtuesit të kombëtares, raporton Anadolu Agency (AA).

Paraprakisht, Rusia barazoi me Anglinë 1:1, dhe më pastaj pësoi nga Sllovakia me rezultatin 1:2, duke zënë kështu vendin e fundit në radhitjen e grupit B, duke i dhënë lamtumirën Kampionatit Evropian në Francë.

“Pas kësaj paraqitjeje do të duhet të caktoni një tjetër njeri i cili do të marrë mbi vete përgjegjësinë për ekipin kombëtar para garave të mëdha të cilat janë para nesh”, transmetojnë mediat britanike deklaratën e Slutskyt.

Trajneri aktual i CSKA-së nga Moska, në korrik të vitit të kaluar në stolin e Rusisë zëvendësoi italianin Fabio Capello me një kontratë të lidhur me kombëtaren për deri në fund të EURO 2016, por Federata Ruse e Futbollit e kishte njoftuar më parë se pas përfundimit të evropianit do të duhet të zgjedh midis stolit të CSKA-së dhe ekipit kombëtar të Rusisë.

Rusia është vendi pritës i Kampionatit Botëror në vitin 2018 dhe si e tillë ka një vend të garantuar për pjesëmarrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button