PSP për fjalimin e Gruevskit: Nuk komentojmë deklarata politike

Prokuroria Speciale Publike (PSP), nuk i komenton deklaratat e liderit të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili mbrëmë, me rastin e shënimit të 26 vjetorit të partisë, mes tjerash tha se PSP e ka humbur kredibilitetin e saj dhe se punon në mënyrë jo-profesionale dhe nën diktim të LSDM-së.

“Ashtu siç kemi deklaruar më parë, kjo prokurori nuk i komenton deklaratat politike”, shkurt janë përgjigjur nga kabineti i prokurores speciale, Katica Janeva.

Lideri i VMRO – DPMNE-së, tha se njëra nga strategjitë e Prokurorisë Speciale është që të hapë hetime dhe kërkesa për paraburgim për anëtarët dhe funksionarë e partisë së tij, me çka dhe siç shtoi ai, t’i kryhet trysni gjykatës.

“Duke mos e ditur se si edhe më shumë t’i bëjnë trysni gjykatës, udhëheqësia e motivuar partiake në PSP ka filluar që të hapë hetime për gjithçka, hetime të zbrazëta pa dëshmi elementare materiale. Kjo është njëra nga strategjitë e PSP-së. Qëllimi i tyre jo vetëm që është që të komprometohen dhe të publikisht të dyshohen politikanët se për diçka janë fajtor, por edhe të t’i sjellin në situatë që gjykata t’i hedhë poshtë të gjitha kërkesat ose pjesën më të mëdha nga ana e PSP-së, dhe në këtë mënyrë t’i bëjnë trysni për te Gjykata që më pas, Gjykata për të mos qenë në trysni të fillojë të pranojë hetime pa akuza pa dëshmi”, tha Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button