Ankohej për dhimbje, mjekët nga stomaku i nxjerrin pirun metalik (FOTO)

Mjekët në një spital të Turqisë me sukses kanë realizuar një operacion tek një i ri i cili ankohej për dhimbje në stomak, ndërsa nga stomaku i është hequr një pirun metalik, raporton Anadolu Agency (AA).

I riu O. A. 20 vjeç, nga qyteti turk Konya kishte dhimbje të mëdha në stomak dhe kërkoi ndihmë në Qendrën Klinike Universitare Necmetin Erbakan.

Ai mjekëve u tha se mendon që ka gëlltitur pirun, dhe më pas u realizuan kontrollet e nevojshme, ku u konstatua në stomakun e tij një pirun metalik i gjatë 15 centimetra, të cilin mjekët përmes ndërhyrjes kirurgjikale ia hoqën nga trupi.

Kirurgu Mehmet Erikoglu për AA tha se është fat që i riu pirunin e ka gëlltitur “mbrapsht” andaj ana e lëmuar e mbajtësit nuk ka dëmtuar shumë gjatë kalimit nga ezofagu.

“Ka patur shumë raste ku njerëzit kanë gëlltitur sende të ndryshme, por kjo është hera e parë që hasim në rast të tillë që dikush të gëlltisë pirunin”, tha Erikoglu.

20160620_2_17591877_11489316_Web

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button