Shkup, fillon seminari për krizën e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor

Përmirësimi dhe zhvillimi i kapaciteteve në nivel lokal është thelbësor për menaxhim cilësor me sfidat që dalin nga kriza me refugjatët, ishte konstatimi hyrës në panelin e diskutimit në seminarin ndërkombëtar “Bashkëpunimi dhe udhëheqja e mirë e krizës së refugjatëve në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Evropës Qendrore”, që po mbahet në Shkup. Ky seminar mbahet me iniciativë të Nismës së Evropës Qendrore (CEI) dhe Asociacionit Evropian për Demokraci Lokale (ALDA), raporton Anadolu Agency (AA).

Ugo Poli nga CEI në fjalimin e tij theksoi nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar dhe për politika të forta integruese brenda BE-së.

“Qëllimi i kësaj konference të CEI-t dhe ALDA-s është fushata për integrim politik të refugjatëve. ALDA në cilësi të rrjetit lokal për vetëqeverisje thekson rëndësinë e autoriteteve lokale për menaxhim territorial të çështjes së refugjatëve, kërkuesve të azilit, emigrantëve ekonomik me qëllim që këta të përfshihen në mjediset tona”, deklaroi Poli.

Ministrja e Pushtetit Lokal, Shyrete Elezi, duke folur për sfidat të cilat dalin nga menaxhimi me krizën e refugjatëve tha se seminari sotëm paraqet një mundësi për të gjitha palët e prekura të sensibilizojnë opinionin mbarë botëror për problemin në fjalë.

Elezi kujtoi ndihmën ndërkombëtare të cilën e ka pranuar Maqedonia në drejtim të menaxhimit të situatës, duke veçuar atë të UNDP-së në periudhën kur Gjevgjelia ishte epiqendra e krizës në Maqedoni.

“Përvoja dëshmoi se sa e rëndësishme është ndihma e pranuar edhe nga sektori civil i cili është mirë i organizuar dhe mund të reagojë shpejtë në situata alarmante,” deklaroi ministrja Elezi për të shtuar se në kohën e fluksit të madh, në Maqedoni kalonin në ditë mes 4 mijë dhe 10 mijë refugjatë.

Duke folur për situatën me emigracionin në Maqedoni, ministrja Elezi tha se në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në periudhën mes viteve 2010-2014 nga vendi shpërngulen rreth 1000 qytetar në vit, pjesa më e madhe në SHBA, Zvicër, Australi dhe Kanada.

Jon Ivanovski nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në fjalimin e tij theksoi se Maqedonia së bashku me vendet e CEI arritën të njohin në kohë sfidat e krizës së refugjatëve.

Sipas tij një nga dokumentet më të rëndësishme të miratuara në nivel të Ballkanit Perëndimor ishte deklarata e përbashkët e ministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që tregon nevojën për bashkëpunim në përballjen me këtë fenomen dhe me kërcënimet që dalin.

Në kuadër të seminarit dyditor ndërkombëtar për emigracionin, 70 pjesëmarrësit nga 11 vendet e ndryshme evropiane do të diskutojë për menaxhimin efikas të migracionit në nivel lokal, politikat lokale për migrim, emigracionin si një mundësi për zhvillimin lokal, rolin e qytetarëve në nxitjen e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe dialogun ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button