Delegacionin nga rajoni i Alzasit për vizitë në Shkup

Delegacion i lartë francez nga rajoni Alzas është për vizitë në Maqedoni me qëllim të promovimit të këtij rajoni dhe për përparimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Delegacioni është i udhëhequr nga drejtori i Agjencisë për promovim të rajonit Alzas, Filip Shikrun, ndërsa në përbërjen e tij janë këshilltarë, promotorë ekonomikë dhe përfaqësues të shoqatave, si dhe kuzhinier dhe pastiçier të njohur, të cilët do ta promovojnë atë rajon, veçanërisht në plan ekonomik, turistik dhe gastronomik.

Siç kumtoi ambasada e Francës, është paraparë që mysafirët nga rajoni i Alzas gjatë qëndrimit në vend deri më 22 qershor të takohen me ministren e Vetëqeverisjes Lokale, sekretarin shtetëror në Sekretariatin për Çështje Evropiane, drejtorin e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe me kryetarin e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë. Sipas programit, nesër pasdite do të mbahet takim me titullin “Mirë se erdhe në Alzas”, ku do të jenë të pranishëm anëtarët e delegacionit francez dhe përfaqësues të sektorit afarist në Maqedoni.

Sipas programit, nesër pasdite do të mbahet takim me titullin “Mirë se erdhe në Alzas”, ku do të jenë të pranishëm anëtarët e delegacionit francez dhe përfaqësues të sektorit afarist në Maqedoni.

Në përbërjen e delegacionit krahas Filip Shukrun, drejtor i Agjencisë për promovimin e rajonit të Alzasit janë edhe: Mari­Ren Fisher, këshilltar rajonal dhe zëvendëskryetar i Agjencisë për promovim të rajonit Alzas, Zhak Shlef, kryetar i Shoqatës Alzas ­ Maqedoni, Zherar Stedel, kryetar i Unionit ndërkombëtar të Alzas dhe drejtor i përfaqësisë së “Credit Mutuel” në Gjermani.

Një pjesë e delegacionit janë edhe mjeshtrit e kuzhinës: Mber Mec, kuzhinier me renome në “Rosenmeer Rosheim” dhe kryetar i kuzhinierëve profesionalë nga Alzas, Arman Rot kuzhinier profesional dhe Daniel Reber specialist për pastiçeri dhe prodhime nga çokollata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button