Zgjedhjet lokale në Itali, Roma për herë të parë me kryebashkiake

Kandidatja e Lëvizjes “Pesë Yjet” (M5S) Virginia Raggi, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Itali, ka fituar përballë kandidatit të Partisë Demokratike Roberto Giachetti, duke u bërë kryebashkiakja e parë e Romës në histori, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve jozyrtare, Raggi si kandidate e Lëvizjes populiste “Pesë Yjet” (M5S) ka fituar 60 për qind të votave në raport me Giachetti nga Partia Demokratike e kryeministrit Matrea Renzi, ndërsa këto zgjedhje lokale konsiderohen test i popullaritetit për kryeministrin italian dhe partinë e tij të qendrës së majtë.

Lëvizja “Pesë Yjet” fitoi shumicën në Romë dhe Torino, ndërsa Partia Demokratike arriti të realizojë fitore në qendrën financiare italiane Milano dhe Bologna.

“Do të jem kryetare e të gjithë qytetarëve të Romës. Do ta kthej ligjshmërinë dhe transparencën e institucioneve qytetare pas 20 vitesh udhëheqje të keqe. Me neve fillon një epokë e re”, tha Raggi në konferencën e parë për media në të cilën shpalli fitoren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button