Renesanca në gadishullin arabik dhe lindjen e mesme

Në fillim të shekullit 7, në Gadishullin Arabik filloi renesanca dhe epoka e re. Filloi imazhi i paqes dhe rendi i ri, përmes një fuqie  të vetme hyjnore, islamit dhe të dërguarit profetit Muhamed. Ishte fillimi i një epoke dhe rendi të ri botëror që ndryshoi historinë e njerëzimit në rruzullin tokësor si dhe virtyt i gjithë vlerave universale të mbarë njerëzimit. Shumë historiografë, studiues, filozof, figura dhe personalitete të famshme në botë tani shkruajnë për islamin dhe profetin. Isak Njuti, një heretic i heshtur, shkruan që bibla arabe “Kuran” më ka mahnitur, si dhe ai njeri admirues dhe pasionues deri në vdekje. Napoleon Bonaparti citon: Muhamedi e firmosi të ardhmen e përbashkët të vlerave universale të mbarë njerëzimit, ithtarët e tij do të ndjekin misionin, mesazhet dhe veprat. Filozofët më të famshëm gjerman të shekullit 18-19 Gëte, Niҫe, dhe Shopenhauer, japin një imazh të mrekullueshëm islamit. Gëte në veprën ‘Divani i lindjes’, ndërsa Niҫe shkruan; Platoni dhe Muhamedi ishin ligjëdhënës të mbarë njerëzimit. Imperativi i Muhamedit ishte ‘Ti duhet’ një premisë e barazisë sovrane të mbarë njerëzimit, e jo vetëm të arabëve. Klasikët rus, Dostojevski, Tolstoi dhe Pushkin kanë qenë admirues dhe kanë shkruar për islamin dhe profetin. Një ndër veprat më të mrekullueshme të Dostojevskit ‘Kurani dhe vlerat’ pas revolucionit bolshevik u censurua dhe u hoq, po ashtu dhe vepra e Tolstoit dhe Pushkinit ishin të ndaluara në Bashkimin Sovjetik. Dostojevski ka shkruar për dy dishepujt, të Krishtit dhe Muhamedit. Profeti Muhamed ishte i pajisur me një gjenialitet të veҫantë me tipare dhe atribute të një origjinaliteti dhe me dhunti hyjnore. Ai përveҫ profecisë ishte strateg ushtarak, prijës dhe burrë shteti. Profeti vuri themelet dhe kushtetutën e parë, ngriti mirëqenien ekonomike dhe sociale, karakteristikë e veҫantë e cila veҫohej nga fetë dhe religjionet e tjera. Islami nuk kishte tendenca përplasje ndaj dijes dhe shkencës siҫ pati krishterimi herezinë, inkuizicionin, celibatin, dhe shumë të tjera. Islami kishte raporte të harmonizuara ndaj objektivave natyrore-shkencore, metafizikës, të konceptimit, spirituales, materiales dhe modernes. Prej shpallje islame triumfoi duke vazhduar në gjysmën e shekullit të parë pas shpalljes Dinastia Everite, arriti një ekspansion në gjithë lindjen e mesme.Në vitin 717 gjithë Afrika veriore ra nën sundimin e muslimanëve. Komandanti i fundit të Kalifatit everit Abdul Raman, në një ekspeditë ushtarake marshojë në Kontinentin Europian në Spanjë, dhe në vitin 755 një pjesë e kontinentit europian ra nën sundimin e arabëve. Ata vendosën administratë dhe juridiksion ku  dhe sunduan afër 6 shekuj Andaluzinë dhe Siҫilinë. Në mesjetë Europa ishte në errësirë dhe dekadencë. Filloi epoka e artë arabët, hebrenjtë dhe krishterët jetonin në paqe begati dhe harmoni. Nëpër universitetet e Kordobës dhe të Grenadës ishin të përkthyera gjithë veprat e klasikëve grekë, Sokrati, Platoni, Aristoteli, Erakliti e shumë të tjerë. Ishte biblioteka më e madhe El Akim që më vonë një ikon e kryqëzatave inkuizitore i quajtur Dominika i dogji deri në themel, bibliotekën El Akim, ku shumë pak vepra që kishin ngelur u nxorën nga europianët. Në universitetet e Kordobës, teologët kishin një metodë dhe system racional të ashpër dhe të përkryer. Ata ishin të rreptë  ndaj dijes dhe shkencës. Në emër të islamit, si nocion kishin Zotin, dijen, shkencën dhe arsyen. Shumë europianë mësonin nëpër universitetet e Kordobës. Një ndër kontribute  kultivimi dhe konspiracioni si factor, për fillimin e renesancës dhe humanizmit, ishin dijetarët filozofët dhe shkencëtarët e Andaluzisë.

Lufta e kryqëzatave

Shumë tabu kanë ngelur në historiografinë islame. Një historian bizant shkruan, bizantinët kishin fatin pasi armikun e kishin të arsimuar dhe të civilizuar. Sikur të pushtohej në vitin 717-718 nga ushtria everite Kostandinopolisi, si do të ishte Europa, shkruan një ndër ekspertët dhe historiografët e Lindjes së Mesme Bernard Levis. Pastaj ai thotë, kur këmba arabe për herë të parë shkeli në Kontinentin Amerikan, para Kolombos shtrohet pyetja, sesi do të ishte në të ardhmen bota. Papa urbano në vitin 1095, tubojë mbi 200 peshkopë dhe bëri thirrje për luftën e shenjtë. Ishte fillimi i luftës së parë të kryqëzatave. Në ekspeditat luftarake, bota islame ishte një botë e re për europianët. Ata kur arritën në Damask, panë fushat pjellore të mbjellura me shumë kultura, si dhe lloje te ndryshme tekstile. Tre shekuj me radhë ka pasur mbi 8 luftëra të kryqëzatave, në gjithë luftërat e kryqëzatave. Europianët pësuan disfata. Europa ishte një ishull i mbyllur, por me fillimin e luftërave të kryqëzatave filloi hapja e europianëve, për në Lindjen e  Mesme. Ishte hapja dhe zhvillimi i tregtisë në botën islame. Bota islame dhe Lindja nuk kishte nevojë për Europën, shkruan Majkëll Hard.

Profeti mes terrorit dhe gjakderdhjes

A thua vallë është islami, shkaku i luftërave, dekadencës, kaosit, anarkisë? Ose vetë popujt? Bota islame ndodhet në epokën më të errët të një mijëvjeҫari. Ҫfarë duhet bërë për ti shpëtuar këtij kaosi, tragjedie dhe apokalipsi? Dijetari dhe shkrimtari persian Hysen Naser, ka një thënie të bukur,  Zoti në fillim, ҫelsat e parajsës ua dorëzoi arabëve dhe persianëve, ata kishin një bravë me dy ҫelsa. Kur donin hynin dhe kur donin dilnin nga parajsa. Kurse tani i kanë humbur ҫelsat dhe janë bërë armiq të përbetuar. Ky është mëkat dhe shkatërrim. Po të imagjinonin si metafora ardhjen e profetit, sot, në mes të terrorit, krimit, gjakderdhjes injorancës dhe padijes! Ai do të ishte përgjigjur, ju aleatë të kobshëm të demonëve dhe djajve, të zhytur kokë e këmbë në terror, të katandisur prej padijes dhe injorancës, në emër të Zotit dhe islamit, jeni duke i përligjur, nëpërkëmbur, parimet etikën dhe ligjet hyjnore. Ju demonë, në emër të Zotit dhe islamit, jeni duke kryer dhe bërë terror. Ju inkuizitorë dhe mjeshtër mashtrues skllevër të bindur të demonëve të verbër, që i keni përlyer duart me gjak. Ju inkuizitorë të mëdhenj hipokritë dhe aleat të përbetuar të djallit, në emër të Zotit dhe në emrin tim jeni duke bërë gjenocid, etnocid, krim kulturor. Jeni duke djegur  dhe shkatërruar trashëgimi kulturore dhe spirituale të gjitha qytetërimeve, sunere asiriane, babilonase, egjiptiane antike. Në emër të islamit jeni duke djegur shkrumb e hi artin, estetikën vlerat trashëgimore të Perandorisë Romake, Bizantine dhe Osmane. Ju mbretëri, burra shteti, dhe liderë, duhet të mbani përgjegjësi etike morale pasi në të ardhmen brezat që do të vijnë historia dhe Zoti do t’ju dënojë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button