Kekenovski: Gruevski VMRO-në e shndërroi në parti të “pafytyrë”

Ditëlindja e 26-të e VMRO-DPMNE-së do të jetë një festë familjare e cila duhet të tregojë një unitet joreal, thotë njëri nga themeluesit e partisë, Jove Kekenovski, transmeton Alsat-M.

Sipas tij partia ka humbur dallueshmërinë e saj dhe është larg drejtimit që ata e kanë vendosur para më shumë se 20 vjetëve. Doktrina e partisë është lënë pas dore tërësisht nga ana e lidershipit aktual, të udhëhequr nga Nikolla Gruevski.

“Çdo gjë e shkruar në dokumentet programore, strategjike të partisë, ne sot asgjë nuk mund të shohim se si ajo realizohet në praktikë. Përkundrazi ne shohim një VMRO-DPMNE të pafytyrë e orientuar vetëm në mbrojtjen e interesave të tyre, gjegjësisht të atyre personale, apo për shpëtimin e lëkurës së klikës partiake”, deklaroi Jove Kekenovski, njëri nga themeluesit e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button