Taleski ende i lirë, bashkëpartiakët e përkrahin

Kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski ende nuk është në arrest shtëpiak.

Bashkëpartiakët e VMRO-DPMNE-së kanë protestuar për lirinë e tij, transmeton Portalb.

Sipas burimeve, SPB Manastir ende nuk e ka marrë vendimin e Gjyatës Penale nga Shkupi me të cilën përcaktohet masa e arrestit shtëpiak të kryetarit Taleski.

Ndërkaq, Gjykata Penale ka vërtetuar se që nga dita e enjte vendimin, nëpërmes faksit, e ka dërguar dhe se avokati i Taleskit tashmë ka ngre ankesë.

Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarin në lëndën “Transporter”, të cilit i vihet barra se ka dëmtuar shtetin për 360 mijë euro për transportin e nxënësve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button