EURO 2016 – Belgjika rikthehet me fitore, priten rezultatet nga raundi i dytë në grupin F

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e Bordos, bën Belgjikën të harroj humbjen ndaj Italisë, duke shënuar fitore ndaj skuadrës së Irlandës.

Me 65% posedim të topit, Belgjika kishte shumë raste për të shënuar gjatë pjesës së parë. Megjithatë, fillimi i pjesës së dytë i solli fat asaj, pasi që Lukaku, shënoi në portën e Randolph. Ky i fundit pësoi përsëri në minutën e 61 nga një goditje me kokë e Ëitsel. Vetëm 9 minuta më vonë, ishte Lukaku që dhuroi golin e tretë dhe të fundit për Belgjikën.

Kjo ishte ndeshja e fundit e grupit E në raundin e dytë të grupeve. Ndërsa në kuadër të grupit F tani ka filluar ndeshja mes Islandës dhe Hungarisë dhe në orën 21:00 do të ndeshen edhe Portugalia me Austrinë.

Të gjitha grupet kanë edhe një raund të fundit ndeshjesh, prej nga do të vendosen se cilat ekipe do të vazhdojnë garën në kampionatin Evropian të futbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button