“Rijadi dhe Washingtoni ndajnë të njëjtin mendim për largimin e Asadit”

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adil el-Xhubejr ka deklaruar se në lidhje me zgjidhjen e krizës në Siri dhe largimin e Asadit Rijadi dhe Washingtoni ndajnë të njëjtin mendim, trasmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të Agjencisë Zyrtare të Arabisë Saudite SPA, Xhubejr ka zhvilluar një konferencë për mediat në Ambasadën e Arabisë Saudite në Washington. Ai ka pohuar se vendi i tij mbështet integritetin territorial dhe institucional të Sirisë dhe se që në fillim të konfliktit vendi i tij ka kërkuar një ndërhyrje ushtarake.

Në vazhdim të fjalës së tij Xhubejr u shpreh: “Kriza e Sirisë do të mbarojë me rrugë politike apo ndërhyrje ushtarake dhe pa qenë Bashar Asadi. Rijadi dhe Washingtoni në lidhje me zgjidhjen në Siri ndajnë të njëjtin mendim.”

Duke prekur edhe krizën në Jemen, Xhubejr tha se mbështesin një zgjidhje politike atje e cila do ti hapë rrugë rindërtimit të vendit. “Arabia Saudite dhe koalicioni që ajo drejton, janë duke punuar për të ulur dëmet në nivelin më të ulët të mundshëm”, u shpreh ai.

Ndërsa duke folur edhe për ndikimin e Iranit në rajonin arab, Xhubejr-i tha: “Irani përzihet në punët e vendeve fqinje të tij. Ai eksporton terror dhe i hedh benzinë zjarrit të medh’hebizmit. Për këtë arsye mendimi jonë ndaj tyre është i qartë.”

Shefi i diplomacisë së Arabisë Saudite në lidhje me deklaratën e ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe se “për ta lufta në Jemen ka marrë fund” tha se ata janë një pjesë e rëndësishme në koalicionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button