Francë, emigrantët ngrenë kamp refugjatësh pranë stacionit të metrosë në Paris

Në kryeqytetin francez, Paris, refugjatët në afërsi të stacionit të metrosë Stalingrad kanë ngritur një kamp refugjatësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Refugjatët jetojnë në tenda të improvizuara, të cilat pothuajse nuk ofrojnë kurrfarë mbrojtje apo strehimi.

Në kamp mund të shiheshin mbishkrime në disa gjuhë, ndër të cilat në frëngjisht dhe anglisht, ku shkruhej “Refugjatët nuk janë të rrezikshëm, ata janë në rrezik”. Refugjatët e vendosur në rrugë, janë në pritje të kushteve më të mira të jetesës.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) të mërkurën deklaroi se që nga fillimi i vitit mbi 3.400 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur ose rezultojnë si të zhdukur në përpjekje për të kaluar kufirin, nga të cilët 80 përqind e tyre kanë vdekur në det.

Sipas IOM-it, që nga fillimi i vitit më shumë se 210 mijë emigrantë përmes Detit Mesdhe kanë mbërritur në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button