CIVIL reagon, ndërhyrje pa leje në TV21

CIVIL – Qendra për Liri e dënon ashpër aktin e ndërhyrjes së pjesëtarëve të sigurimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Tv 21, duke e konsideruar si akt të dhunshëm dhe banditesk, me të cilin brutalisht shkelet liria e medias në vend.

Sipas CIVIL, këto akte dhe sjellje të paligjshme të përdhunuesve të Gruevskit janë ndër arsyet kryesore se pse reputacioni i Maqedonisë në bashkësinë ndërkombëtare sa u përket mediave është i rrënuar dhe në rënie të lirë.

Në reagim thuhet se organizata me renome “Freedom House” ka vlerësuar për herë të parë Maqedoninë si shtet jo të lirë, gjë që sigurisht është pasojë, ndër të tjera, e akteve të tilla.

CIVIL thekson më tej se pushteti në Maqedoni, në disa vitet e fundit siç thuhet ndërhyn dhe mbyll media dhe gazetarë, e nuk ishin të rralla edhe raste të dhunës fizike ndaj gazetarëve, madje edhe nga zyrtarët e lartë të qeverisë.

Kjo organizatë i bën thirrje opninionit për të mbështetur gazetarët e TV 21 dhe përkushtimin e tyre për të raportuar të lirë dhe të papenguar për të gjitha çështjet me interes publik.

“Hyrja e paligjshme në një medium dhe sekuestrimi i paligjshëm i regjistrimeve nuk guxon të kalojë!”, thekson CIVIL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button