Lëvizja BESA: Të zgjidhet çështja e 22 policëve shqiptarë

Lëvizja BESA ka reaguar sot për problemin e mos-dhënies së vendimeve për punë 22 policëve të përkatësisë shqiptare.

“Në kohën kur Maqedonia është bërë atdhe i diskriminimit të shqiptarëve dhe nuk është habi që kjo po shprehet edhe në sektorin e punëve të brendshme. Këtë e dëshmon më së miri konkursi i fundit i hapur nga MPB-ja, ku edhe – përkundër faktit që 22 policët shqiptar i përfunduan të gjitha trajnimet e nevojshme – ata në fund u lanë rrugëve, ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e BDI-së, Agim Nuhiu vazhdon të heshtë.” reagon Lëvizja BESA.

Sipas tyre, kapaku i kësaj teme ishte kur më 19 maj MPB-ja ua dha vendimet 400 policëve të pranuar, por jo edhe policëve shqiptarë.

“Ata më shumë se një muaj po mbahen me premtime nga MPB-ja, se do të merren në konsideratë, po ashtu si shumë premtime të BDI-së, që i ka marrë era të nesërmen dhe ata pasnesër nuk janë skuqur pse kanë mashtruar, edhe ky premtim nuk dha ndonjë rezultat.” reagon Lëvizja BESA.

BESA kërkon nga MPB-ja që sa më shpejt të zgjidhet çështja e 34 kadetëve prej të cilëve janë 22 shqiptarë dhe kërkojnë që MPB detyrimisht të ridefinohet se sigurinë e kujt e garanton kjo ministri dhe mbi çfarë baza ajo e bën përzgjedhjen e kuadrove.

“Fjala bie, cila është arsyeja që shqiptari i Maqedonisë të mos mund të jetë ministër i Punëve të Brendshme ose shef i ndonjë sektori të shërbimeve të kësaj ministrie? Në të vërtetë, nëse ky shtet dhe bashkësia më e madhe etnike në të dëshiron ta ndërtojë të ardhmen bashkë me shqiptarët, kjo nënkupton se detyrimisht duhet t’i hapë dyert e këtij sektori edhe për ne. Në të kundërtën i detyron shqiptarët që policinë e këtij vendi ta ndjejnë si të huaj.” reagon Lëvizja BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button