UNICEF: Fëmijët refugjatë në Francë të ekspozuar ndaj abuzimeve seksuale

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi në një deklaratë me shkrim se fëmijët në kampet e refugjatëve në qytetet franceze e Calais dhe Dunkirk janë viktima të dhunës, abuzimit seksual dhe detyrohen për të punuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesit e UNICEF-it kanë thënë se 60 fëmijë të moshës 11 deri në 17 vjeç të cilët janë në Calais dhe Dunkirk kanë ardhur nga Afganistani, Egjipti, Eritrea, Irani, Iraku, Kuvajti, Siria dhe Vietnami.

Duke u vënë në dukje se fëmijët bien në dorë të kontrabandistëve dhe trageteve të clët i detyrojnë të punojnë dhe se në deklaratë thuhet: “fëmijët në kampet e refugjatëve në Calais dhe Dunkirk janë viktima të dhunës dhe abuzimit seksual.”

Në deklaratë thuhet gjithashtu se djemtë janë përdhunuar dhe vajzat e detyruar në prostituojnë.

”Ndërsa kontrabandistët e emigrantëve marrin 4 mijë deri në 5 mijë paunt për ti kaluar ata drejt Britanisë së Madhe,” thuhet në deklaratë.

Sipas UNICEF-it, në katër muajt e parë të vitit 2016 në Itali nga Afrika e Veriut kanë arritur 4 mijë e 760 fëmijë, nga të cilët 94 për qind ishin të pashoqëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button