Nuk paguhen subvencionet për turistët e huaj

Një pjesë e punonjësve turistik akuzojnë se nuk iu paguhen në kohë subvencionet që u takojnë për sjelljen e turistëve në vend. Rufi Ajazi punonjës turistik nga Struga thekson se prej kohësh pret ti marr paratë për mysafrët nga Greqia të cilët janë akomoduar në hotelin e tij e që në Strugë kishin ardhur përmes agjencisë turistike.

“Në vitin 2008 nuk kishte subvencione, ndërsa ishte një ndër vitet më të mirë për turizmin në 10 vitet e fundit. Ka agjenci të cilat nuk i marrin subvencionet në kohë, por këtë do ta ndërlidhja ndoshta me ndonjë lëshim në dokumentacion”, tha Krste Blazheski, kryetar i Hotam, raporton Alsat M.

Nga Asociacioni i Agjencive turistike për turizëm vendor thonë se procedurat për dorëzimin e kërkesave të subvencioneve kanë qenë komplekse, kështu që kanë vendosur të mos aplikojnë.
`

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button