Veseli: Kriminelët e pasluftës kanë emra

Kryetari i Kuvendit të Kosovës me rastin e futjes në rend dite të Projektligjit të vazhdimit të mandatit të EULEX ka thënë se lufta e UÇK-së nuk duhet të përlyhet si e tërë, por me emra konkret.

“Është mirë që të ndalën sulmet ndaj UÇK-së. Le ta harrojnë të gjithë matrapazët që dëshirojnë me ja ul kokën pjesëtarëve të UCK-së. Secili le ta merr përgjegjësin e vet. Shumë ushtarë në një situatë shumë të vështir ekonomike e tash ndotet edhe emri i tyre. Paragjykimet të ndalohen ndaj UÇK-së”, tha kryetari Veseli.

Kadri Veseli gjithashtu tha se Kosova ka nevojë të ketë rezultate më të mëdha në fushën e sundimit të ligjit. Ai kërkoi që në të ardhmen te këtë më shumë bashkëpunim të EULEX me institucionet vendore.

“Çdo dështim i cili mbron komponentin e drejtësisë në Kosovë përgjegjësin e marrim ne, sepse është vendi i ynë”, tha Kadri Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button