Renzi: Humbjen më të madhe nga Brexit-i do ta ketë Britania e Madhe

ryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka deklaruar se një ndarje e mundshme nga BE-ja do ti shkaktonte më shumë humbje Britanisë së Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Renzi mori pjesë në panelin me temë “Të përfitosh nga vërtetësia e re ekonomike globale” në Forumin Ekonomik Ndërkombëtarë i cili organizohet në St. Petersburg të Rusisë.

Duke theksuar se një ndarje e mundshme e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të shkaktonte probleme për të gjithë BE-në në një plan afatshkurtër, Renzi tha se humbja më e madhe në planin afat mesëm dhe atë afat gjatë do të jetë për Britaninë e Madhe.

Me vendimin për Brexit-in rrezikun më të madh nuk do ta ketë populli i BE-së, por ai britanik, ka thënë Rezni dhe në vazhdim ka shtuar: “Nëse Britania e Madhe merr vendim të dalë nga BE-ja, në të ardhmen do të jetë e pamundur të rifutet më.”

Ndërsa në lidhje me sanksionet kundër Rusisë, Renzi ka pohuar se këto sanksione nuk janë marrë me ndikimin e SHBA-së por nga liderët e BE-së.

Për tu hequr sanksionet ka një gjë shumë të qartë që duhet bërë, ka pohuar ai. “Nëse zbatohet marrëveshja e Minsk-ut në lidhje me krizën e Ukrainës, BE-ja do ti japë fund sanksioneve kundër Rusisë”, u shpreh kryeministri i Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button