Në Serbi jetojnë 3 mijë të dyshuar për krime lufte

Drejtoresha Ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) Sandra Orloviq tha se në bazë të numrit të akuzave në pesë vitet e fundit Serbia ka bërë “një oazë të mosndëshkimit të krimeve të luftës.”

Ajo në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas” ka deklaruar se Serbia ka të paktën 3000 persona të dyshuar për krime serioze në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë,

Ajo ka shtuar se ish-prokurori i krimeve të luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviq, para përfundimit të mandatit deklaroi se, vetëm në Beograd, jetojnë 80 të dyshuar për krime lufte.

Sipas saj, dështimi për ta zgjedhur prokurorin e ri për krime lufte tregon se pushteti politik përpiqet për të dënuar krimet e luftës në minimum dhe “mjaftueshëm për të qetësuar burokratët e Brukselit”, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button