LSDM: “Klanin e kumbarëve” për borxhin e ri duhet ta zbulojë guvernatori Bogov

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmes një komunikate thonë se Nikolla Gruevski ka pranuar informacionin që e ka publikuar partia, se është nënshkruar borxhi i ri i Maqedonisë në tregun vendor, transmeton Portalb.

Borxhi është publikuar në ditën e dorëheqjes së Straveskit, ende pa u zyrtarizuar ministri i ri i Financave. Nga LSDM pyesin se vallë Stavreski iku nga kolltuku i funksionit duke lënë pas vetes nënshkrimin në borxhin e ri, që do ta aplikojë pasardhësi i tij.

“A e ka autorizuar Stavreski zëvendësin në Ministrinë e financave që të vëndojë nënshkrim në borxhin e ri, para se të tërhiqet nga funksioni”?

Sipas LSDM-së, guvernatori i Bankës Popullore, Bogov, si kompetent për ankandet e tregut të brendshëm është i obliguar ta zbulojë “klanin e kumbarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button