Izraeli ndërpret ujin e pijshëm për palestinezët

Ndërprerja e rrjedhës së ujit që nga muaji prill në tre lagje të qytetit Salfit në Bregun Perëndimor po ndikon negativisht në jetën e njerëzve në muajin e Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Bashkisë së Bidja-s Sulejman Taha, në deklaratën e tij tha se kompania izraelite e ujit Mekorot ka ndërprerë ujin e pishëm dhe për përdorim që e ofron për lagjet Bidja, Karave Beni Hassan dhe Serta, të cilat janë të lidhura me qytetin Salfit, dhe se kjo ndërprerje ka kaluar në fazën më të lartë gjatë muajit të Ramazanit.

Taha potencoi se në këto lagje më parë ofrohej ujë në sasi prej 140 metrash kub, kurse kjo shifër aktualisht ka rënë në mes 40 dhe 50 metra kub.

Ai gjithashtu bëri të ditur se 21 palestinezë nga këto tre lagje për shkak të rritjes së temperaturave detyrohen të përdorin alternativa tjera si “hapja e puseve dhe blerja e ujit nga burime të tjera me çmim prej 90 dollarë për 10 metra kub”.

Sipas tij, në Salfit ekzistojnë 18 fshatra dhe lagje palestineze në proporcion me 24 njësi banimi hebrenje. Taha u shpreh se ndërprerja e ujit është bërë me qëllim që të ketë sa më shumë ujë për kolonët hebrenj. “Izraeli po e rrëmben ujin e palestinezëve dhe po i lë ata pa ujë”, tha ai.

Kryetari Palestinez i Administrimit të Ujit Mazim Gunejm u bëri thirrje përfaqësuesve të Agjencisë Amerikane Ndërkombëtare për Zhvillim (USAID) që të ushtrojnë presion mbi qeverinë e Izraelit për t’i dhënë fund ndërprerjes së ujit në zonat veriore të Bregut Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button