Jennifer Aniston u përgjigjet lajmeve për shtatzëninë

Jennifer Aniston nuk është shtatzënë, ka konfirmuar përfaqësuesi i saj për ET, pas lajmeve që shoqëruan një foto të saj me rroba banje, me bark paksa të fryrë.

“Ajo nuk është shtatzënë. Turp për InTouch që krijoi gjithë historinë, por kjo nuk është hera e parë. Ajo çfarë shihni është thjesht aktorja që ka shijuar një drekë të mirë dhe ndihet e sigurt në pronën e saj private,” ka thënë përfaqësuesi.

Lajmet për shtatzëninë e aktores shpërthyen dje kur InTouch shkruajti që ajo po priste fëmijën e parë me bashkëshortin Justin Theroux.

Një “burim” i afërt me çiftin e kishte “konfirmuar” lajmin për revistën. Gjithashtu disa foto të çiftit me pushime në Bahamas, që tregonin stomakun e fryrë të Aniston, ofruan porva dyshuese për një bark shtatzënie.

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë kur shkruhet që Aniston është shtatzënë. E shenjestruara, u tha që priste një fëmijë, kur u shfaq me bark pak të fryrë në një tapet të kuq në shkurt. Kjo në të vërtetë është të jesh qenie njerëzore dhe të veshësh fustan të ngushtë. Gjithashtu u tha që priste binjakë vjeshtën e shkuar dhe një herë më parë në vitin 2012, të dyja herët, alarm i pavërtetë.

Në vitin 2015, termi “jennifer aniston pregnant”, Jennifer Aniston shtatzënë, ishte kërkuar më shpesh në internet sesa “are we at war”, jemi ne në luftë. Publiku mezi po pret që Aniston të lindë një bebe..

A mund ta lëmë të jetojë normalisht?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button