Orav për humbjen e kohës në negociatat e partive: Koha është para!

“Koha është para”, kjo është përgjigjja e ambasadorit të BE-së në Shkup, Aivo Orav, pas mbarimit të negociatave në rezidencën e BE-së në Shkup, ndaj pyetjes së gazetarit, se a po humbet kohë duke i pasur parasysh negociatat e mëparshme, raporton Portalb.

“I përfunduam negociatat për sot. Partitë kanë nevojë për më shumë konsultime”, tha Orav pas përfundimit të takimit.

Rezidenca e BE-së në Shkup
Rezidenca e BE-së në Shkup

Edhe në negociatat e sotme, ashtu si dje, katër partitë politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, VMRO – DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, kanë diskutuar për pastrimin e Listës Zgjedhore dhe çështjen e mediave.

Për LSDM-në, është me rëndësi që fillimisht të plotësohen kushtet për organizimin e zgjedhjeve, ndërkaq më pas të bisedohet për datën e zgjedhjeve dhe mbajtjen e tyre. Për opozitën, në lidhje me mediat është e pranueshme zgjidhja që e dha ish ndërmjetësuesi, Piter Van Haute, ndërkaq në lidhje me pastrimin e Listës Zgjedhore, procesi duhet të kthehen plotësisht prapa, transmeton Portalb.

Sipas informatave jo-zyrtare, VMRO – DPMNE fuqishëm qëndron në atë se pastrimi i Listës Zgjedhore ka mbaruar dhe se mediat do të rregullohen me vetë-rregullim, transmeton Portalb.

Deri më tani, nuk ka informata se në këto takime a është biseduar për formimin e Qeverisë në përbërje të gjerë, në të cilën do të kishin hyrë të gjitha partitë parlamentare.

Ashtu siç brifojnë pjesëmarrësit në proces, ka gjasa të mëdha që deri në fund të javës të ketë edhe takim liderësh. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button