Bashkimi Evropian ka këto kërkesa për Turqinë

Turqisë i ka mbetur përmbushja e vetëm shtatë kushteve në mënyrë që të përmbyllë marrëveshjen me BE-në në pjesën e heqjes së vizave, deklaroi të mërkurën një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për mediat në Bruksel, komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos tha se 65 nga gjithsej 72 kritere që i ishin parashtruar Turqisë janë përmbushur, por ai tha se përpjekjet e autoriteteve turke duhet të vazhdojnë.

“Turqia është zotuar të përmbushë pjesën e mbetur të kritereve që kanë të bëjnë me heqjen e vizave për shtetasit e Turqisë. Presim që Turqia të përmbushë zotimin”, tha Avramopoulos për të shtuar se data e heqjes së vizave varët nga Turqia.

“Bashkimi Evropian ka nevojë për Turqinë dhe Turqisë i nevojitet Bashkimi Evropian”, shtoi ai më tej. Zyrtari i BE-së theksoi se numri i refugjatëve të cilët synojnë Evropën ka rënë dukshëm pas 13 majit.

“Numri mesatar ditor në maj ishte 47. Turqia vazhdon të pranojë refugjatë nga Greqia. Që nga 20 marsi, 462 emigrantë ilegal janë kthyer, ndërsa 511 persona nga Turqia u vendosën në vendet e BE-së”, tha ai.

Avramopoulos ka nënvizuar se shënohet përparim në pjesën e alokimit të tre miliardë eurove nga BE-ja për refugjatët në Turqi, ku BE-ja do të alokojë këtë verë një miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button