LSDM-ja, Qeveria i trajton të rinjtë si grup të margjinalizuar

Maqedonia të vendosë skemën e garancisë për të rinjtë sipas modelit të shteteve anëtare të BE-së, propozoi LSDM.

Sipas LSDM-së 51 për qind e të rinjve në vend janë të papunë dhe me këtë skemë do të sigurojnë oferta cilësore të punësimit, arsimit dhe të praktikës së mëtejshme.

Ata kërkuan që të rinjtë të kenë trajtim preferencial menjëherë dhe të aplikohet skema e garancisë për të rinjtë, që do të krijojë siguri tek të rinjtë dhe do ta rrit besimin e tyre në institucione. Sipas LSDM-së, Qeveria i trajton të rinjtë si grup të margjinalizuar dhe të varfëruar, e jo si grup në duart e të cilëve janë burimet për zhvillimin e shtetit.

“Thelbi i kësaj skeme është që shteti të obligohet që t’iu ofrojë të rinjve një ofertë cilësore për punësim, pastaj për arsimim e mëtejmë apo për rikualifikim për praktikë dhe brenda 4 muajve nga momenti kur do të regjistrohen në Entin e Punësimit, ose nga momenti kur do ta përfundojnë arsimin e tyre formal”, tha Lidija Dimova, LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button