I shkruajnë se parkoi veturën gabim, përgjigjja e shoferës bëhet hit në internet (FOTO)

Ndodh që disa shoferë të jenë përtacë në gjetjen e një vendparkimi, e si pasojë mund ta lënë makinën në vendin më të afërt, por që është i gabuari.

Ata mund të zënë vendin ku është për prindërit apo më keq parkimin e personave me aftësi të kufizuar.Kjo është ajo çfarë i ka ndodhur një personi që kishte shkuar të blinte në një dyqan. Ai pa një grua teksa parkonte makinën në vendin e veteranëve të Forcave të Armatosura dhe më pas hyri në dyqan.Për këtë arsye ai i lë një shënim në xhamin e makinës, ku thuhet: “Ky parkim është për veteranët, zonjë. Mëso të lexosh dhe ki pak respekt”.

Rebecca Landis Hayes nga Karolina e Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dha përgjigjen brilante në “Facebook”. “E di që sot parkova në vendin e veteranëve, ishte shumë nxehtë. Kam dalë disa herë sot me makinë dhe kam qëndruar jashtë saj vetëm 1 minutë. Përveç kësaj, parkingu ishte plot dhe unë e lashë makinën aty”, shkruan ajo.“Kjo ishte hera e parë dhe nuk do ta përsëris më. Më vjen keq… Më vjen keq që ju nuk mund të shihni tetë vitet e mia në shërbim të marinës së Shteteve të Bashkuara.

Më vjen keq që e ngushtoni botëkuptimin tuaj dhe nuk mund të konceptoni faktin se ka edhe femra veterane”, vijon përgjigja e Rebecca-s.“Më vjen keq që duhet t’u jap shpjegime njerëzve si ju. Por më shumë më vjen keq që nuk e kishim këtë bisedë ballë për ballë”, përfundon statusi.Mesazhi i Rebecca-s është shpërndarë me mijëra herë nga përdoruesit e rrjetit social “Facebook”. Si dhe shumë komentues kanë falënderuar atë për shërbimin që i ka bërë vendit.

13413543-10208865722136827-8634359008996727739-n_1466003525-8938656

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button