Maqedoni, për 160% rritet numri i pacientëve në Kirurgjinë Kardiake

“Më se dyfish është rritur numri i pacientëve të Klinikës për Kirurgji Kardiake në tre muajt e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, këtë e tregon raporti i Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH), njofton Portalb.

Pas saj është Klinika për Sëmundje të Syve, ku për 75% është rritur numri i rasteve në tre mujorin e parë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkaq në vendin e tretë është Klinika për Urologji, e cila ka rritje për 31%.

Nga spitalet, në tremujorin e parë, më së shumti rritje është regjistruar në Spitalin e Gostivar për 14.4%, në Strugë për 12.5% dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit – “8 Shtatori” për 8.4%, transmeton Portalb.

6565656

“Në lidhje me numrin e përgjithshëm të trajtimeve në spital, në tremujorin e parë të vitit 2016, arrin numri 58.891, dhe mund të theksohet se te 15 nga 27 klinika universitare, 4 nga 17 klinika dhe spitalet e përgjithshme dhe te 7 nga 9 spitale të veçanta ka rritje të numrin të rasteve, por numri i përgjithshëm te të gjitha Repartet e Shëndetit Publik është më i vogël për 1.5%”, informojnë nga FSSH.

Qëndrimi mesatar i pacientëve në spitale në nivel nacional po zvogëlohet në kontinuitet. Në vitin 299, pacientët kanë qëndruar në spital mesatarisht 6.2 ditë, ndërkaq në vitin 2010 5.9 ditë. Kjo mesatare është zvogëluar në mesatare prej 5.5 ditëve gjatë viteve 2013, 2014 dhe 2015. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button