Ademi: Vetëm era mund të pastron ajrin

Në këto kushte metropoli, edhe po t’i ndalojmë të gjitha, prapë situata nuk do të ndryshonte as në dhjetë ditët e para, për derisa ne nuk kemi ndryshime të kushteve klimatike.

Gjithçka ka ndikim, por ndikim më të madh kanë kushtet klimatike, tha Ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi për Radio Evropa e Lirë.

Ai shtoi se këto masa që po i ndërmerr Qeveria, duhet të merren si masa mbrojtëse ndaj kualitetit të ajrit dhe si masa për parandalim dhe informimin e banorëve me qëllim që ata të jenë në dijeni për pasojat që mund të ketë ajri në shëndetin e tyre.

Ai shtoi se era do të ndihmonte në pastrimin më të shpejtë të ajrit në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button