Hollande: Protestat në Francë mund të ndalohen

Presidenti i Francës, François Hollande bëri të ditur se është e mundur që të mos lejohen protesta në rast se nuk garantohet prona private dhe publike gjatë protestave që po mbahen kundër projekt-ligjit të punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për media pas mbledhjes javore të kabinetit të ministrave, zëdhënësi i qeverisë Stephane Le Foll theksoi se Hollande ka dhënë deklarata në lidhje me mundësinë e moslejimit të protestave që janë bërë skenë e dhunës.

“Në qoftë se nuk garantohen kushtet për mbrojtjen e pasurisë private dhe publike, atëherë më mund të mos lejohen protestat”, tha Le Foll duke cituar fjalët e presidentit Hollande.

Ai gjithashtu rikujtoi fjalët e presidentit Hollande në lidhje Kampionatin Evropian të Futbollit EURO 2016, i cili e kishte nënvizuar nevojën e Francës, si organizatore, për të qenë vend vigjilent në luftën kundër terrorizmit.

Në përplasjen mes forcave të sigurisë dhe protestuesve që ndodhi ditën e djeshme në protestën e organizuar në Paris, 40 persona u lënduan, prej të cilëve 27 ishin policë. Gjatë marshimit, protestuesit dëmtuan shumë filiale bankash dhe dyqane, përfshirë edhe spitalin e fëmijëve Necker.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button