U konstatua dorëheqja e ministrit të Financave Zoran Stavreski
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e filloi seancën e 106-të në të cilën u konstua dorëheqja e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave Zoran Stavreskit.
Në seancë në rend dite do të jenë zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë Kiril Minovski, ministër i Financave dhe Ilija Isajllovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, pasi dje u paralajmërua ndërrimi i zëvendministres së Punëve të Jashtme Dragana Kiprijanovska. Në seancë nuk u pranua propozimi i deputetit Lubomir nga PRSD, në seancë që të votohet për tërë Qeverinë, e jo vetëm për një anëtar të Qeverisë.
Iu referua nenit 94të paragrafit 3 nga Kushtetura me të cilën parashihet kur ndryshon 1/3 e anëtarëve të Qeverisë që të votojë për përbërjen e tërë Qeverisë.
Kryetari i Kuvendit e vendosi propozimin në votim dhe tha se Kushtetutën mund ta interpretojë kush si të dojë. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski dje dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.
“Problemet shëndetësore me të cilat ballafaqohem dhe këshillat e mjekëve tregojnë se duhet një kohë më e gjatë e mjekimit dhe kurimit, kështu që unë nuk kam mundësi ta kryej funksionin Ministër i Financave dhe nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, thekson Zoran Stavreski.
Stavreski është pjesë e Qeverisë të kryesuar nga VMRODPMNEja nga viti 2006 në pozitën e nënkryetarit të obliguar për çështje ekonomike, ndërsa nga viti 2009 edhe në pozitën e ministrit të Financave.