Tekst që nxit panik

 [Recension: Krisma me kallash në qendër të Kumanovës]

Publikimi i këtij lajmi nuk ka qenë që të informojë qytetaret, por të plasojë sensacion përmes titullit dhe të fitojë sa më shumë lexime. Me ose pa dije, përmbajtja, që në fakt transmetohet nga një medie tjetër, i ngacmon ndjenjat e qytetarëve, duke i prekur në një pikë të dobët që ende është e freskët dhe akoma nxit reagime. Për qytetarët e Kumanovës është sigurisht shqetësues momenti kur marrin lajme për incidente që kyçin përdorimin e armëve vdejkeprurëse. Lajmi që po recensojmë është shembull tipik i plasimit të informacionit që mund të shkaktojë frikë e panik në një kontekst të tillë, mu për shkak të paqartësisë të titullit, si dhe panikut për të cilin flitet në tekstin burimor e që transmetohet edhe në këtë tekst.

Kodi Etik, pika 7/4: “Gazetari nuk guxon që për shkak të atraksionit të tesktit/kontributit të nxisë shqetësime të pabazuara ose shpresa te bashkëbiseduesit, ose të manipulojë me ndjenjat e tyre”.

Krisma janë dëgjuar sot në qendër të Kumanovës; megjithatë, nuk është asgjë serioze, sepse bëhet fjalë për të shtëna në gëzim familjar.

Krisma me kallash në qendër screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Krisma me kallash në qendër të Kumanovës “
Data dhe koha e publikimit: 10.06.2016
Data e recensionit: 11.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Qasja jo profesionale, përveç që i bën dëm gazetarit dhe redaksisë, i bën dëm edhe lexuesit, pasi që ai bëhet viktimë e dezinformimit. Andaj, duhet pasur kujdes ndenjat e opinionit dhe lexuesve kur raportohet për raste si Kumanova, dhe duhet përcjellur me përpikmëri çdo parim gazetaresk. Për të dëshmuar panikën për të cilën flet autori, duhet të demonstrojë me video, në të cilën shifen kalimtarë nën panikë ose të rrezikuar, ose dëshmi të banorëve të Kumanovës, në të kundërtën, çdo bashkëngjitje tjetër në tekst nuk ka shkallën adekuate relevante të dëshmisë.

Kodi Etik, pika 3/1: “Përgjegjësia morale për pasaktësinë e informacionit bie mbi gazetarin prandaj është e rëndësishme që ai vetë të ndikojë dhe të sigurojë publikimin e demantit, korigjimit ose përgjigjes në median ku informacioni është publikuar, autori i të cilit është ai. Në këtë mënyrë gazetari mbron edhe integritetin e tij, por edhe integritetin e medias ku punon”.

Sipas portalit maqedonas “Think24.mk”, krismat kanë krijuar panik tek kalimtarët, por se bëhet fjalë vetëm për krisma gjatë festimit në një dasëm. Krismat e kallashnikovit mund të dëgjohen edhe në videon e mëposhtme.

Për incidente të tilla, i patjetërsueshëm është edhe qëndrimi i policisë si organ sigurie. Në tekstin që po recensojmë nuk e kemi këtë qëndrim, i cili do mund të shpjegonte vallë është evidentuar rasti nga policia dhe nëse po merren masa në drejtim të gjetjes së autorit, i cili ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe ka thyer ligjin duke përdorur armë automatike.

Në tema si kjo, qëndrimi i njohesve të rrethanave, ekspertëve ose sociologëve do të ishte përmbushje e plotë e temës, që do të jepte edhe dimensionin se si ndikojnë tek qytetarët “festimet” e këtij lloji, duke pasur parasysh rrethanat. Për më tepër, për shkak se shtënia në dasma nuk është rast i izoluar dhe ka “traditë”, bile dhe me viktima, në tekst sigurisht se ka vend edhe për të rikujtuar rastet, për të dhënë statistika të personave që kanë pësuar ose janë dënuar, si dhe për të kërkuar nga organet kompetente informatë se vallë veprohet në mënyrë më afatgjate, përmes edukimit dhe masave tjera, për parandalimin e kësaj dukurie. Për fat të keq, kjo përmbajtje as që ka tentuar të hyjë në këtë drejtim, duke synuar popullaritet, e jo informim.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button