Maqedoni, vazhdojnë bisedimet për dalje nga kriza politike

Bisedimet mes katër përfaqësuesve të partive politike vazhdojnë edhe sot, sipas informatave jo-zyrtare, në përbërje të njëjtë ashtu si dje, do të takohen në rezidencën e BE-së, njofton Portalb.

Pastrimi i Listës Zgjedhore dhe çështja e mediave kanë qenë dy temat kryesore rreth të cilave dje kanë diskutuar, Radmilla Sheqerinska nga LSDM, Nikolla Todorov nga VMRO – DPMNE, Artan Grubi nga BDI dhe Imer Aliu nga PDSH, ndërkaq si ndërmjetësues kanë qenë ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.

Për LSDM-në, është me rëndësi që fillimisht të plotësohen kushtet për organizimin e zgjedhjeve, ndërkaq më pas të bisedohet për datën e zgjedhjeve dhe mbajtjen e tyre. Për opozitën, në lidhje me mediat është e pranueshme zgjidhja që e dha ish ndërmjetësuesi, Piter Van Haute, ndërkaq në lidhje me pastrimin e Listës Zgjedhore, procesi duhet të kthehen plotësisht prapa.

Sipas informatave jo-zyrtare, edhe pse VMRO – DPMNE fuqishëm ka qëndruar në atë se pastrimi i Listës Zgjedhore ka mbaruar, ndërkaq mediat do të rregullohen me vetë-rregullim, megjithatë tani është larguar nga këto qëndrime, transmeton Portalb.

Deri më tani, nuk ka informata se në këto takime a është biseduar për formimin e Qeverisë në përbërje të gjerë, në të cilën do të kishin hyrë të gjitha partitë parlamentare.

Ashtu siç brifojnë pjesëmarrësit në proces, ka gjasa të mëdha që deri në fund të javës të ketë edhe takim liderësh.

Optimizëm mesatare, dje shiheshe edhe te deklaratat e disa pjesëmarrësve në proces që i dhanë pas takimeve.

“Kemi takime në javët e fundit dhe shpresojmë që së shpejti katër partitë të arrijnë ndonjë përparim”, tha ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli, përcjellë Portalb.

“Me partitë jemi në kontakt të afërt, bisedimet vazhdojnë dhe shpresojmë që sa më shpejtë të ketë marrëveshje” tha ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav.

“Sipas nesh, është e nevojshme që të plotësohen sa më shpejtë kushtet për zgjedhje fer dhe demokratike dhe ta dimë që ato zgjedhje nuk do të jenë si zgjedhjet e kaluara kriminale dhe kështu t’u japim mundësi qytetarëve të vendosin se kush do ta merr përgjegjësinë për Maqedoninë në periudhën e ardhshme”, tha Radmilla Sheqerinska, e cila ishte përfaqësuesja e vetme në bisedime që pranoi të bisedojë me gazetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button