Turqi, 15 të arrestuar lidhur me organizatën terroriste MKLP

Të paktën 15 persona janë arrestuar në operacionin antiterrorist në Stamboll, të zbatuar ndaj pjesëtarëve të organizatës terroriste MLKP, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia turke sot në mëngjes zbatoi operacionin antiterrorist në 24 adresa në rrugët Sultangazi, Arnavutkoy, Beyoglu, Gungoren, Basaksehir, Kartal, Eyup, Maltepe dhe Uskudar të Stambollit.

Me këtë rast janë arrestuar të paktën 15 persona, për të cilët dyshohet se kanë lidhje me MLKP-në.

Në mesin e të arrestuarve gjenden edhe dy persona për të cilët që më herët është shpallur fletarrest për vepra të ndryshme penale.

Gjatë bastisjeve në rrugët e lartpërmendura janë gjetur fotografi të personave që kanë qëndruar në Siri për shkak të arsimimit, dokumente dhe pajisje dixhitale.

Supozohet se të dyshuarit kanë marrë pjesë në sulme me koktej molotovi në disa pjesë të Stambollit, por edhe aktivitete të tjera kriminale.

Terroristët e arrestuar janë transferuar në godinën e policisë për procesim të mëtejshëm të hetimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button