Ky është restoranti më i mirë në botë (Foto)

Restoranti më i mirë në botë është “Osteria Francescana”, i cili ndodhet në Itali.

Zyrtarisht, ai është vendosur në krye të listës së sivjetshme të 50 restoranteve numër një të globit.

Sipas mediave ndërkombëtare, ky restorant u vendos në krye të listë me argumentin e gërshetimit perfekt të së resë me pjatat tradicionale. “Është e gjitha falë një pune të madhe. Është pak të them që po më plas zemra, por ndihem mirë, ndihem jashtëzakonisht mirë”, është shprehur pronari i restorantit,  Massimo Bottura, para 800 të ftuarve në “World’s 50 Best Restaurants Awards”.

Ndërkohë vitin që kaloi, “Osteria Francescana” e ndodhur në Modena, u rendit e dyta, e këtë radhë, ka ndërruar vendet me fituesin e 2015-s, “El Celler de Can Roca” në Girona të Spanjës.

Lista e 50 më të mirëve, e hartuar nga revista “Restaurant” që prej vitit 2002, bazohet në eksperiencat personale të 972 shefave të kuzhinës, pronarësh të restoranteve, kritikëve të ushqimit dhe ekspertëve të kulinarisë.

Sipas kësaj reviste, i treti u rreshtua restoranti “Eleven Madison Park” i Nju-Jorkut, i cili u ngjit me dy vende krahasuar me vitin që shkoi, ndërsa “Noma”, mbajtëse e titullit aq të lakmuar për katër vjet rresht 2010, 2011, 2012 dhe 2014, pati rënie sërish. Pronari i restorantit në Kopenhagen, i njohur për kuzhinën e avancuar nordike, është i Rene Rexhepi me origjinë shqiptare.

1465900527_resto1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button