Janeva: Nuk do të na dekurajojnë që ta përmbushim misionin që na është besuar

“Edhe pse për çdo ditë Prokuroria Speciale Publike (PSP), përballet me sfida të ndryshme, nuk do të lejojmë që të ta dekurajojnë vendosmërinë dhe përkushtimin që ta përmbushim misionin i cili na është besuar, duke e ndjekur parimin e barazimit të qytetarëve para Kushtetutës dhe para ligjeve”, tha prokurorja speciale, Katica Janeva, sot në Bruksel, në një takim pune me temë “Përforcimi i rezistencës drejt korrupsionit dhe robërimi i shtetit në Evropën Juglindore”, njofton Portalb.

Janeva në fjalimin e saj tha se institucionet e kanë për detyrë që t’i ndërmarrin masat për parandalimin e kushteve në të cilat individët të udhëhequra nga interesat personal i keqpërdorin kapacitetet institucionale.

Në fokus të takimit ka qenë këmbimi i përvojave nga këndvështrimi i ndjekjes së implementimit të mekanizmave për luftë kundër korrupsionit dhe zhvillimin në zbatimin e politikave për antikorrupsion.

Pjesëmarrësit këmbyen përvoja në lidhje me problemet me të cilat përballen me menaxhimin me luftën kundër korrupsionit, por edhe me rëndësinë e kyçjes së sektorit civil, veçmas në drejtim të realizimit të iniciativave për bashkëpunim rajonal për përforcimin e rezistencës kundër korrupsionit, transmeton Portalb.

Në këtë takim pune kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, anëtarë të Parlamentit Evropian, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rajoni dhe Evropa.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, përveç pjesëmarrjes në takim pune, Janeva do të takohet edhe me anëtarët e Parlamentit Evropian. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button