Në Kuvend vazhdon debati për impiçment të Ivanovit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin lidhur me propozimin për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë, të parashtruar nga deputetët e opozitës.

Debati për përgjegjësinë e presidentit Gjorge Ivanov filloi mbrëmë, ndërsa javën e kaluar Komisioni kuvendor e ka vlerësuar  bazën e propozimit të deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit, ndërsa i përkrahur nga deputetët e BDI-së.

Renata Treneska-Deskovska nga LSDM duke e arsyetuar Propozimin tha se arsye bazë për parashtrimin e nismës është mungesa e çfarëdolloj përgjegjësie dhe sjellja arbitrare e pushtetit aktual.

Me tërheqjen e abolimeve të dhëna Ivanov, ashtu siç tha, ka pranuar se gabon  dhe se motivet e tij ishin të ngushta partiake, e jo shtetërore. Sipas Treneska-Deskovskës, procedura për impiçment është tërësisht kthim i parimeve të përgjegjësisë, drejtësisë dhe barazisë.

Kryetari i Komisionit kuvendor për vlerësim të bazës së Propozimit  për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë  së presidentit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Ilioski tha se Propozimi për impiçment të Ivanovit  të parashtruar nga deputetët e opozitës nuk është i bazuar.

“Presidenti i RM-së Gjorge Ivanov në kryerjen e detyrave dhe të drejtave të tij nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e RM-së”, potencoi ai. Ilioski tha se Kushtetuta nuk është shkelur  sepse në nenin 84 e konfirmon  të drejtën e presidentit të Republikës të japë falje  në pajtim me Ligjin.

Sipas numrit të deputetëve të paraqitur pritet debati të zgjasë disa ditë. Për sjelljen e vendimit për fillim të procedurës  para Gjykatës Kushtetuese për konfirmimin e përgjegjësisë  së presidentit duhet të votojnë së paku 82 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button