Të dyshuarit e PSP-së në krye të detyrës në MPB

Katica Janeva ka plotësuar kërkesën për paraburgim për drejtorin e drejtorisë së pestë, Goran Grijevski si dhe masat e kujdesit për 4 persona tjerë që dyshohen se në mënyrë të paligjshme i kanë shkatërruar pajisjet e përgjimit, siç kërkoi gjykata. Por, i shpalli publikisht sepse gjykata ia kontestoi kompetencën e saj në këtë lëndë edhe pse gjykata e njëjtë fillimisht lejoi masën e paraburgimit për Grujevskin para se atë ta falë presidenti, raporton ALsat-M.

Në shkresë Janeva i shpjegon gjykatës se ajo me ligj është kompetente që t’i ndjekë të gjitha veprat me përgjimet joligjore.

“Qëndrimi i këtillë i Gjykatës në situatë kur kemi afate fikse të vendimmarrjes lidhur me propozimin për masën e paraburgimit do të sjellë situata absurde që në çdo lëndë, gjykata fillimisht debaton për kompetencën e më pas të veprojë sipas kërkesës, me mundësi të vetme që i dyshuari në ndërkohë të bëhet i pakapshëm”, deklaroi Katica Janeva, Prokuroria speciale.

Përderisa pritet epilog nga kontesti mes PSP-së dhe Gjykatës Penale Shkup, ministri i brendshëm Mitko Çavkov për Alsat konfirmoi se i dyshuari I pare në lëndën “Fortesa” formalisht ende është drejtor i Drejtorisë së pestë të DSK-së. Ai thotë se jo vetëm ai por edhe për të punësuar tjerë në MPB që janë lëndë hetimi nga Katica Janeva, i kryejnë detyrat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button