Rama: Shumica e cilësuar, vija e kuqe që nuk do të kapërcehet nga mazhoranca

Pas një takimi me Ilir Metën dhe ambasadorët Lu e Vlahutin, Kryeministri Rama deklaroi se është i gatshëm të negociojë me demokratët në lidhje me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atë të Prokurorisë, por shtoi se nuk lëviz nga 2/3 përsa i përket proçesit të vetingut, të cilin e cilësoi si thelbin e reformës apo vijën e kuqe që nuk e kapërcen, transmeton ABC news.

Një ditë pas takimit me Lulzim Bashën, kryeparlamentari Meta u paraqit në zyrën e aleatit të tij, Kryeministrit Rama, për t’i dorëzuar shënimet që kishte mbajtur nga biseda me kreun e Partisë Demokratike.
Në takim ishin prezentë nga rradhët e LSI kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili dhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa nga PS ministrat Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati.

Pas këtij takimi, që zgjati rreth 90 minuta, në zyrën e Ramës trokitën ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Pas një ore me ta, Kryeministri njoftoi një konferencë për shtyp ku theksoi se është i gatshëm të negociojë me opozitën në lidhje me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atë të Prokurorisë, por nuk lëviz nga dy të tretat përsa i përket dy organeve të vetingut, që do të kalojnë në skaner ndershmërinë etiko-profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëv.e

Pavarësisht kësaj, Kryeministri vazhdon të jetë i bindur se PD nuk e do reformën por duket se ka marrë garanci se ajo do ta votojë atë.
Rama përsëriti se nuk ka dallime në qasjen e PS-së dhe LSI-së përsa i përket draftit të reformës në Drejtësi.
Pak para daljes së Ramës në konferencë për shtyp, nga Kryesia e Kuvendit mbi reformën dhe takimin mes dy krerëve të mazhorancës, kishte komentuar edhe Petrit Vasili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button