LSDM: Në vend të shtyllës së sistemit elektro-energjetik, ELEM u bë ndërmarrje për rregullimin e kopshtarisë

“AD ELEM”, duhet të jetë shtyllë e sistemit elektro-energjetik në Maqedoni, por në vend të kësaj, ajo u bë ndërmarrje për rregullimin e kopshtarisë”, reagojnë nga LSDM në një kumtesë të tyre, njofton Portalb.

Sipas LSDM-së, jashtë çdo logjike të shëndoshë, kuadrot e VMRO – DPMNE-së, në ELEM janë të preokupuar me zgjedhje të disa majmunëve dhe breshkave do të ketë “Kopsht Parajse”, biznes kontrovers i cili vlenë 14 milionë euro.

LSDM shton gjithashtu se kush e di saherë i anulojnë 3 blloqet e shtyllës kryesore të energjetikës në vend, REK Manastir, transmeton Portalb.

“Qindra mijëra euro deri më tani u kanë kushtuar qytetarëve për riparimet e blloqeve të REK Manastir. Dhe jo vetëm aq, nuk punon as REK Osllomej! Në mënyrë enorme janë harxhuar sasi të mëdha të mazutit për termoelektrana. Në dhjetë vitet e fundit është zvogëluar prodhimi i brendshëm i rrymës për 35%. Është ritur çmimi i rrymës për 100%. Për 40 % është shtrenjtuar importi i rrymës”, shtojnë nga LSDM.

Ata kërkojnë që ndryshohet pushteti që të lirohen, AD ELEM, REK Manastir, REK Osllomej, TEC Negotinë dhe të gjitha kapacitetet e brendshme energjetike të Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button